Bashkia Delvinë pajiset me 50 kosha të rinj, Qilimi: Do vendosen në lagjet e qytetit si dhe në fshatra

Bashkia e Delvinës është pajisur ditën e sotme me 50 kosha të rinj, me kontributin e Qarkut të Vlorës.

Kryebashkiakja Majlinda Qilimi, shkruan se koshat do të vendosen në lagjet e qytetit si dhe në fshatrat e Bashkisë Delvinë.

POSTIMI I MAJLINDA QILIMIT.

50 kosha mbeturinash urbane iu shtuan sot qytetit tonë.

Falenderimi për këtë kontribut i takon Qarkut Vlorë dhe në veçanti drejtuesit të këtij qarku Z.Ervis Moçka.

Koshat do të shperndahehen në lagjet e qytetit si dhe në fshatrat e Bashkisë Delvinë.

Detyrë e jona mbetet të kujdesemi që mjedisi yne të jetë sa më i pastër e sa më i hijshëm.

/Sarandanews.com/