Rikthehet Kategoria Dytë, Butrinti sfidon Gramozin

Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nesër rikthehen dhe ndeshjet e Kategorisë së Dytë.

Butrinti do të luajë përballë skuadrës së Gramozit, ku objektivi i djemve të drejtuar nga Milto Gurma do të jetë marrja e fitores.

Një sfidë ku Butrinti do synojē tre pikë për të vijuar rrugën drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë.

Ky duel do të zhvillohet në orën 13:30. /Sarandanews.com/