Udhëzimi i kryesisë së PD, a do e jap dorëheqjen Hariz Mema për të kandiduar si deputet?

Prej disa ditësh kryesia e PD-së ka nxjerrë një udhëzim, ku për të gjithë drejtuesit lokalë që do të hedhin kandidaturën për deputet do tu duhet të japin dorëheqjen, pasi do të fillojë fushata e propozimeve dhe emrave që do të përfshihen në listën e deputetëve.

Disa prej drejtuesve lokalë të kësaj partie kanë nisur menjwherw lwvizjet, duke vendosur që të japin dorheqjen nga posti i kryetarit tw degws për të kandiduar si deputet.

Ndërkohë, në degën e PD Sarandë ende nuk ka asnjë lëvizje pas udhëzimit nga kryesia.

Kryetari i degës Hariz Mema nga burime pranë Sarandaneës.com kanë bërë me dije se ende nuk ka vendosur nëse do e jap dorheqjen për të kandiduar për deputet, ndërsa gjasat më të mëdha  janw që nga qyteti i Sarandës kandidat për deputet të propozohet Matilda Qurku, e cila mban postin e sekretares në degën e PD Sarandë.

Gjithashtu, një tjetër emër që përflitet është dhe ai i Kreshnik Bozhos, një emër i njohur i cili ka qenë kandidat i PD për zgjedhjet e vitit 2015 ku humbi me një rezultat të ngushtë përballë ish kryebashkiakes së PS-së Florjana Kokës.

Deri më tani drejtuesit lokalë të PD Sarandë janë me “pushime” meqë dhe në këtë qytet ka nisur sezoni turistik, por gjatë ditëve në vijim pritet që të ketë zhvillme. /Sarandanews.com/