“Stresohet” sekretarja e PD Sarandë: Këtu duhet ikur natën

Sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, ka ngelur e mërzitur siç thot ajo me pamjet e njëjta që sheh çdo ditë nga ky vend.

Duke iu referuar protestës së djeshme, Qurku shkruan se këtu nuk po i dëgjon më askush, ndaj duhet të largohesh nga ky vend natën.

“Çdo ditë e njëjta pamje????
Nga Vermoshi në Konispol,protesta të përditshme,njerëz që po kërkojnë të drejtat e mohuara dhe qeveritarë që as nuk shohin,as nuk dëgjojnë.????

Bizneset përgjatë bulevardit kërkojnë zgjidhje pasi kjo situatë po i çonë drejt falimentit.

Por këta nuk dëgjojnë????

Pasi patën “sukses” tek rruga e Flamurit,kaluan nga shkallaret e qytetit dhe po “shkëlqejnë” me bulevardin që lëngon nga masakra që po i bëhet.

Nuk u mjafton që e shkatërruan qytetit por duan të shkatërrojnë edhe biznesin.

Ajo fjala e popullit qenka me shumë vend:
Këtu duhet ikur natën????”, përfundon Qurku. /Sarandanews.com/