Premtoi licencën për një linjë nga Saranda kundrejt një ryshfeti prej 10 mijë eurosh, denoncohet sekseri

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe sqaron se si sekseri i denoncuar me video dhe audio në Fiks Fare , ku i mori një qytetari 5 milion lekë për një licencë transporti, futej lirisht në zyrat e shtetit.

Sipas qytetarit që bëri denoncimin, sekseri quhet Artan Haska dhe është nga Gjirokastra.

Ai i kishte premtuar licencën për një linjë nga Saranda kundrejt një ryshfeti prej 10 mijë eurosh.

Drejtori Blendi Gonxhe thotë se Artan Haska nuk është punonjës i DPSHTRR, por rezulton të jetë vëllai i një subjekti që ka 7-8 licenca nga Saranda.

Megjithatë është i habitshëm fakti se si një person që nuk është punonjës i DPSHTRR ka akses në zyrat dhe dokumentacionin e këtij institucioni.