Diskutime dhe debate të ashpra, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës

U zhvillua në orën 11.00 të së mërkurës mbledhja e Këshillit Bashkiak, mbledhje kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar në datën 29 maj dhe për arësye të rastit të konfirmuar me coronavirus të shtetases ukrainase e ndodhur në Sarandë u shty për datën 3 qershor.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak e 3 qershorit 2020 e drejtuar nga kryetari i Këshillit, Asaf Stroka, u zhvillua në sallën e bashkisë duke respektuar distancimin nga njeri tjetri.

Në mbledhje merrte pjesë kryetari i bashkisë, Adrian Gurma.

Mbledhja e djeshme përveç ndihmës ekonomike, pati për rend dite edhe disa pika të nxehta, si çështja e pronave mes qytetarëve dhe Avni Delvina, masat për sezonin turistik , projekti për Rigjenerimin Urban të shëtitores ekzistuese “Naim Frashëri”, faza e ecurisë së zbatimit të projektit si dhe afati i përfundimit të projektit.

U zhvillua mbledhja Këshillit BashkiakMbledhja u zhvillua me distancim, pati diskutime e debate mes këshilltarëve në…

Posted by Tele Joni on Thursday, June 4, 2020