Koronavirusi/ Rama: Ia dolëm me sukses, shpresojmë të mos kthehemi mbrapa!

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një vizite në Lushnje, foli edhe për koronavirusin dhe masat lehtësuese.

Rama tha se deri më tani hapja ka qenë me sukses, por shtoi se shpresonte të mos detyroheshin të ktheheshin mbrapa.

Ore hapja e kufijve se më thonë mua hape, të tërë i kanë të mbyllura. S’është puna se po i hapim ne dhe vijnë ata. Italia i ka të mbyllura. Tani çfarë të them unë.

Tani që dolëm me kaq sukses thonë ‘kot dolëm tani, kot e bëmë këtë punë, na hap, na hap’. Tani hapur jemi, pak gjëra kanë ngelur. Ishallah s’po detyrohemi të kthehemi mbrapa”, tha Rama.