VIDEO/ Ja plani i qeverisë Rama për Kalanë e Gjirokastrës

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se kalaja e Gjirokastrës do të rindërtohet sipas një plani konservimi dhe me masa sigurie.

Kreu i qeverisë ka publikuar videon e Rand Eppich, i cili është arkitekt për ruajtjen e tashëgimisë.

“MIRËMËNGJES,
me këtë projekt që i kushtohet një objekti të vërtetë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane, i njohur si Pronë e Trashëgimisë Botërore, i cili si plot të tjerë që kemi shpëtuar nga zhdukja e rrënimi dhe ia kemi kthyer me tërë hijeshinë e tyre solemn këtij kombi, do të rimarrë të gjithë shkëlqimin e vet falë një ndërhyrjeje të përgatitur me dashuri, profesionalizëm, pasion e përkushtim patriotik”, shkruan Rama.

MIRËMËNGJES, me këtë projekt që i kushtohet një objekti të vërtetë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe europiane,…

Posted by Edi Rama on Tuesday, May 26, 2020