Gjurmë komuniste mbi Butrint: ç’janë katër tunelet e Sotirës

Parku i Butrintit ofron një kuriozitet nga ajo që mund të quhet “arkeologjia” komuniste. Fjala është për katër tunele të ndodhura në kodrën e Sotirës.

Në kodrën e Sotirës, në pjesën veriperëndimore të qytetit antik të Butrintit, ndodhet

 një repart me katër tunele-bunker nga periudha e Komunizmit që kumunikonin njëri me tjetrin.

Ato ishin pjesë përbërëse e batalionit mbrojtës të vijës bregdetare të Sarandës dhe mbanin artilerinë e rëndë të tipit ‘top kundërajror 122-sh’. Referuar banorëve të zonës, tunelet-bunker u ndërtuan rreth viteve ‘70 dhe mendohet se u bënë funksionale në 1973”, thuhet nga Parku