FOTOT/ Ja lehtësirat e reja për bizneset

Kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe njëherë rregullat e reja, në lidhje me kufizimet dhe lehtësimeve graduale për një hapje më të madhe të bizneseve dhe lirive për qytetarët në periudhë pandemie për 3 javët në vijim.

Për 3 të hënat e ardhshme do të ketë një numër më të madh të bizneseve në punë, dhe shtim të zonave të gjelbra, por dhe ndryshime për të riatdhesuarit, ku pas 11 majit të gjithë do të vetëkarantinohen në banesën e tyre.

Konkretisht gjatë javës që vjen, të hënë më 4 maj, vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra në vend, ndërsa është lehtësuar udhëtimi me taksi, ku tashmë lëvizja do të jetë dhe ndërqytetëse në të gjithë vendin dhe nga 1 pasagjer mund të mbahen 2, por gjithmonë anëtarë të një familje.

Në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

Ndërsa pjesa tjetër që banon në zonat e gjelbra do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.