PD Vlorë reagon pas vizitës së Ramës: Foli si pronar i Vlorës, si sundues, si diktator!

Partia Demokratike, dega Vlorë, ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Lungomaren e qytetit.

Sipas PD Vlorë, Rama sot u shfaq si projektuesi real i Lungomares, duke i mësuar se si duhet zbatuar projekti.

PD Vlorë në reagimin e saj shkrian se Rama erdhi dhe foli si Pronar i Vlorës, si Sundues, si Diktator, si di vetëm ai te flas!

“Rama erdhi sot në Vlorë dhe zbuloi para të gjithëve se ishte ai “belgu”, projektuesi i vërtet Lungomares.

Me projekt në dorë, ai foli dhe u dha porosi të gjithëve, që nga i Paafti i tij në Bashki e deri te Inxhinierët e firmës. Tregoi si duhet ndërtuar muri, ku duhet plazhi, si duhet të jetë zalli, çfarë peme duhet mbjellë e të tjera.

Erdhi dhe foli si Pronar i Vlorës, si Sundues, si Diktator, si di vetëm ai te flas!
Erdhi dhe pa punët e firmave nga Tirana, të cilat i fitojnë tenderat me bekimin e tij, duke lënë pa punë dhjetra firma vlonjate e qindra punëtorë.

Firma, të cilat vetëm ato kanë të drejtën që të ngrenë pikë betoni në buzë të detit, të vjedhin zhavorrin e rërën e lumit e të suvatojnë fasadat e pallateve të Vlorës.

Erdhi dhe u bëri karshillëk Vlonjatëve, të zemëruar me Karburantin, pa dallim përkatësie partiake, duke ju thënë se Karburanti është “Skulpturë Urbane”!

Tallje më të madhe me vlonjatët nuk kishte!
Shpërfillës dhe përbuzës me Vlonjatët si kurrë më parë!

Fodull nga pushteti absolut që ka krijuar vetëm nëpërmjet frikës që kanë Shqiptarët për vendin e punës, për bukën e gojës!

Partia Demokratike Vlorë ju drejtohet të gjithë Vlonjatëve që të jenë të vëmendshëm ndaj sjelljeve të tilla, të një njeriu që ka në dorë gjithçka e nuk kontrollohet nga askush!

Partia Demokratike Vlorë ju bën thirrje Vlonjatëve, që të reagojnë ndaj kësaj sjellje, të njeriut që po i zhyt Vlonjatët përditë në varfëri e frikë!”, thuhet në deklaratën e PD Vlorë. /Sarandanews.com/