Basha takim online me Sorecën: PD e vendosur për integrimin e Shqipërisë
Në ditën e Europës, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një video konferencë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Gjatë bisedës Basha shprehu mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE-së dhënë vendin tonë kundër Covid 19 si edhe për krizën e ekonomikë që pason pandeminë.
Postimi i plotë:
Me amb @LSorecaEU në #EuropeDay: Mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE për kundër #COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.
@pdshqiperi e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e në realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.