Ndryshohen masat e sigurisë per Ish Deputetin Gani Hoxha, Ish drejtoreshën dhe specialistët e kadastrës nga Gjykata e Apelit Tirane!

Eshte mbajtur kete te premte ne Gjykaten e Apelit Tirane, ceshtja penale me mase sigurimi personal ndaj Ish Drejtoreshes se Kadastres Sarande Aida Demi, specialisteve Erald Lika, Ermen Stroka dhe biznesmenit Gani Hoxha.

Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjykata.

Por nga ana e Gjyates se Apelit Tirane me kerkese te Prokurores Arta Marku eshte kerkuar ndryshimi i masave te sigurimit, per personat e siper permendur me pretendimin se nuk ka “shkak-pasoje”, si dhe Ish zyrtaret dhe bisnesmeni nuk perbejne rezikshmeri per largim!

Prokuroia ka kerkuar ndryshimin e mases per Znj. Demi per “ndalimin  jashte shtetit”, ndersa per Erald Lika, Ermen Stroka, Gani Hoxha ka kerkuar ndryshimin e mases se ndalimit personal nga “arrest shtepie” ne mase lehtesuese “detyrim per tu paraqitur” ne daten dhe oren e caktuar prane Policise Gjyqesore Sarande.

Kjo kerkese e Prokurores Arta Marku eshte miratuar nga relatorja e çeshtjes Znj. Elona Toro duke vendosur:

Ndryshimin e Vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare Sarande:

Lejimin e shtetases Aida Demi per te dale jashte shtetit.

Ndryshimin e mases se sigurimit personal per Erlad Lika, Ermen Stroka, Gani Hoxha nga mase  aresti “arest ne shtepi” ne ate te “detyrimit per tu paraqitur ne policine gjyqesore”