Rama ndan fotot e plazheve publike në Sarandë: Janë të aksesueshme dhe të pastra

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga disa prej plazheve publike në vend, ndërsa shtoi se ato janë të aksesueshme dhe të pastra dhe të gjithë kanë mundësi të pushojnë.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto të disa prej hapësirave në Divjakë, Sarandë, Velipojë dhe Tushemisht buzë liqenit.

“Krahas plazheve të menaxhuara përkohësisht nga subjektet private, hapësirat publike mirëmenaxhohen nga bashkitë dhe janë në dispozicion të qytetarëve që duan të shijojnë bregdetin”, shtoi Rama.

Ndërkohë autoritetet qendrore dhe vendore kanë vijuar aksionin e koordinuar për pastrimin e plazheve, sidomos në stacionet publike dhe zonat e ndërmjetme mes stacioneve të menaxhuara nga biznesi privat.