Ku do kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit? Rama: Vlorën nuk e lë, por i kam një borxh…

Kryeministri Edi Rama pothuajse e ka konfirmuar kandidimin në Vlorë e Durrës, megjithëse jo 100%.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama është pyetur se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit. Ai deklaroi se Vlorën nuk e lë.

I pyetur nga mediat nëse e ka vendosur apo jo se ku do të kandidojë, Rama u shpreh i sigurt që Vlorën, ku edhe aktualisht është deputet, nuk e lë, por la të kuptohej se mund të kandidojë edhe në Durrës.

Ky është problemi më i vogël, por është e sigurtë që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh Rama.