Të dhëna optimiste nga Italia, 443 të vdekur dhe 2,128 të shëruar në 24 orët e fundit

Edhe pse numri i viktimave dhe i rasteve pozivite me Covid-19 çdo ditë shënon rritje në Itali, situata është drejt përmirësimit pasi shifrat po shkojnë drejt reduktimit.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 433 viktima e 3,047 raste pozitive .

Nurmi total i viktimave nga nisja e pandemisë deri më sot ka arritur në 23,660 e numri i të infektuarve 178,972.

Numri aktual i të infektuarve me koronavirus duke ulur nga shifrat totale numrin e të shëruarve e të viktimave, është sot 108,257.

Nga pandemia në Itali janë shëruar 47,055 pacientë e sot ka 2,128 të shëruar më shumë se një ditë më parë.

Dhe numri i pacientëve në terapi intesive është reduktuar e sot janë 98 pacientë më pak. Numri aktual i tyre është sot 2,635.

Në ulje është dhe nurmi i pacientëve në struktura spitalore ku aktualisht janë 25,033. Në Itali janë kryer deri më sot 1,356,541 tampone.