Basha lavdëron Bujar Leskajn: Dikujt i ka rënë infarkt, të kishte Rama një njeri si Bujari do e klononte 12 herë

Nga vizita e tij në Vlorë, kryedemokrati Lulzim Basha ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, për të gjitha herët që ai ka përmendur emrin e kandidatit Bujar Leskaj.

Basha tha se nëse Rama do të kishte pasur një njeri si Leskaj, do e klononte këtë të fundit mbi dhjetë hrë për ta kandiduar në disa qarqe.

“Unë i kam rënë pikës, e dikujt i ka rënë infarkti kur ka ardhur bujari këtu.

Të kishte një njeri si Bujar Leskaj ai që e shan përditë, do e klononte 12 herë ta vinte në krye të çdo qarku.

Është në krye të një ekipi dhe do u shërbejë vetëm ju”- tha Basha.