Hariz Mema shpërndan planin e Bashës për daljen nga kriza dhe i bën një thirrje demokratëve të Sarandës

Lulzim Basha kreu i PD-së, ka prezantuar 5 pikat kryesore për daljen nga emergjenca pas COVID-19.

Ky postim është shpërndarë dhe nga kreu i PD Sarandë Hariz Mema, i cili kërkon nga demokratët sarandiot ta shpërndajnë masivisht.

“Të rriten testimet, të gjurmohen burimet dhe kontaktet, mbështetje për personelin shëndetsor, menaxhim situate dhe rihapje të ekonomisë”. Këto janë pikat që sipas Bashës duhet të zbatohen nga qeveria në këto ditë të vështira.

Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton qindra herë më shumë se rritja e numrit të testimeve.

Sa më shumë persona të testuar, aq më shpejt identifikohen të prekurit dhe ndalohet përhapja e COVID-19. Bllokimi i ekonomisë dhe popullsia në karantinë kanë kosto shumë më të lartë sesa testimi i qytetarëve.
Ndër pikat e tjera që kryedemokrati rendit është gjurmimi i burimit.
Duhet bërë gjurmim i plotë i burimit dhe i kontakteve të të prekurit. Testimi i mjekëve, policëve e personave në vijën e parë. Kjo kërkon burime njerëzore, trajnimin dhe përdorimin e kapaciteteve lokale shëndetësore.
Për Bashën në këtë situatë të vështirë duhet dhe mbështetje për personelin shëndetësor si dhe menaxhim të situatës,
Të sigurojmë mjetet dhe pajisjet për personelin shëndetësor. Të garantojmë që kapacitetet tona shëndetësore të përballojnë fluksin e personave që kanë nevojë për trajtim. Duhet një sistem i saktë i matjes së impaktit që kanë masat e marra. Nëse ne e dimë çfarë impakti kanë ato – ulin, mbajnë konstant apo rrisin numrin e të infektuarve -atëherë do të kemi mundësi të reagojmë menjëherë në menaxhimin e situatës, duke i shtrënguar apo lehtësuar më shumë masat e marra.

Pika e fundit që Basha kërkon nga qeveria është rifillim për ekonominë. Qytetarët dhe bizneset do duhet të mësohen të funksionojnë në kushtet e distancës 1,5 m.

Sa më shpejt të adoptohet kjo mënyrë e re aq më shpejt mund të rifillojë ekonomia dhe të reduktohet karantina.

Qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë, përfundon reagimin e tij kryedemokrati Lulzim Basha.