Në Sarandë 6 persona rezultojnë negativë, merren tamponët për 8 pjesëtarë të ekuipazhit të linjës Sarandë-Korfuz

Rruga përgjatë detit por edhe këndi i lojërave, kanë qenë vendet e preferuara ditën e sotme, për fëmijët e qytetit të Sarandës.

Edhe pse në Sarandë nuk ka raste me koronavirus, masat në kohë pandemie zbatohen nga të gjithë. Edhe për 6 tamponë të marra ditën e shtunë përgjigjja ka ardhur negative.

Sot është marrë tampon për 8 persona, ekuipazh i tragetit të linjës Sarandë-Korfuz. Erdhën mbrëmjen e së shtunës nga Korfuzi në Igumenicë dhe mandej përmes pikës së kalimit kufitar të Qafë Botës.

Pas 40 ditëve karantinë në Korfuz ekuipazhi është futur mbrëmjen e së shtunës në karantinë edhe në Sarandë, tek konvikti i shkollës ekonomike. 71 tamponë për koronavirus të marra deri tani, përgjigjja ka qenë negative.