Mjeku Pëllumb Pipero: Pikun e epidemisë e kaluam, tani kemi filluar uljen

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin Repolitix në Report Tv po u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve lidhur me koronavirusin. Sot kishim vetëm 8 raste të reja por cfarë do të thotë kjo?

Një javë e re me më pak numra, dëshmon një trend të rënies së epidemisë në vendin tonë, shpresojmë që të vijojë kështu edhe pse është e pamundur për të bërë parashikime.

Tani është java e tretë, kemi një rënie të numrave cka besoj fort se shkon në logjikën apo ecurinë e kësaj epidemie edhe në vendet e tjera dhe do të thotë se e kemi kaluar pikun dhe sheshpushimin dhe besoj se kemi. filluar uljen.

Ukja do të jetë graduale, gjysma e dytë e kësaj epidemie do të jetë më e gjatë në kohë, duhet të mos ulet vigjilenca” tha ai.

Mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, por ende është herët për të festuar.  “Shikoj ecurinë e dy javëve të fundit, para javës që kaluam, ishim 140 apo 148 raste, në këtë që lamë 108 apo 109, 40 raste më pak.

Rënia pavarësisht luhatjes në fundjavë, ishte për shkak të një vatre të re, një shpërthimi të ri në Shkodër, në përgjithësi situata në vendin tonë është nën kontroll dhe përgjithësisht e qetë. Indikatorët tregojnë trendin në ulje të epidemisë në vendin tonë, nuk do të thotë të festojmë, është ende herët për të festuar fitoren.

Kemi kaluar një fazë shumë të vështirë, një betejë që mund të quhet sukses, por për ta mbajtur duhet vëmendje dhe durim deri ne fund‘ tha ai.