Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë vendit të njohur si kthesa e Finiqit në Sarandë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë manovrimi i gabuar i një prej drejtuesve të mjetit.