Aksident në Finiq/ Motori përplaset me autobusin, plagoset 25 vjeçarja

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Mesopotam, Finiq, ku një motomjet është përplasur me një autobus.

Uniformat blu bëjnë me dije se motori me drejtues shtetasin M.Z, 29 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues shtetasin V.Z, 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.