Kriza e Covid-19, anulohen shumë rezervime në hotelet e Gjirokastrës
Në hotelet e Gjirokastrës vijon anulimi i rezervimeve të bëra muaj më parë për shkak të krizës së Covid-19.
Mësohet se faza e parë e anulimit të rezervimeve shkonte deri ne fund të prillit, ndërkohë që aktualisht mesazhet në vazhdim tek operatorët e hotelerisë kalojnë edhe muajt e verës.
Turizmi është një nga sektorët që do të preket më shumë nga kriza e koronavirusit.
Situata e vështirë e hotelerisë paralajmëron një problematikë të shtrirë edhe në subjektet e tjera në këtë rajon që turizmin e ka prioritet zhvillimi dhe burimin kryesor të të ardhurave.
Deri më tani qeveria nuk ka publikuar një paketë të vecantë ndihme për sektorin e turizmit, por po punohet që të ketë një të tillë pasi situata është ende dinamike dhe askush nuk e di se sa do të zgjasë kriza e Covid-19.