Kandidati i Berishës del i tronditur nga shtëpia, mbron ndërtimet pa leje: O njerëz frikacakë, pse heshtni

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka filluar një aksion për prishjen e njësive të shërbimet dhe plazheve të ndërtuara në zonën nga Gjiri i Hartës deri në hyrje të Ksamilit, të cilat ishin ndërtuar pa leje.

Aksioni mbështetet edhe nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.

Ky aksion ka alarmuar kandidatin e Sali Berishës, Ardit Cikulin, i cili ashtu si kryetari i tij edhe ky del në mbrotje të çdo gjëjë pa leje.

Cikuli ka shkuar dhe ka bërë një video-selfie në vendin e prishjeve të kryera nga IKMT, duke e cilësuar aksionin e tyre të paligjshëm, ndërkohë që godinat që ishin pa leje dhe kishin zaptuar hapsirat publike i kandidati i Berishës i cilëson si normale.

Madje për prishjen e ndërtimeve pa leje, Cikuli është irrituar edhe me qytetarët të cilët duhet të ngrihen për të mbrojtur paligjshmërinë.