FOTOLAJM/ Plazh në Vlorë, ish-mbrojtësi i Flamurtarit magjik nuk pyet për karantinën

Rrapo Taho e ka bërë si traditë tashmë, që e nis plazhin në Vlorë shumë përpara të tjerëve.

Ish-mbrojtësi i njohur i Flamurtarit ka përfituar sot nga koha e mirë në qytetin bregdetar dhe është zhytur në det.

Taho ka qëndruar për rreth 60 minuta, ndërsa disa kalimtarë të rastit janë bërë kuriozë duke pyetur ish-futbollistin.

“Panorama Sport” ka bërë disa foto në momentin kur Taho sapo kishte dalë nga deti dhe po mblidhte gurë të vegjël zalli, pasi sipas tij i shërbejnë për vazot me lule.