FOTOT/ Tepelenë, ja si do të jetë pamja e re e bulevardit dhe kalasë së Aliut

Në këto ditë të vështira që po kalojmë, ajo që do të na e largonte vëmëndjen disi nga “lajmet e COVID19”, anë e mbanë botës, e sidomos ne qytetarëve tepelenas, do ishte me siguri ndonjë ngjarje që i paraprin së ardhmes.

Tashmë kanë nisur shumë punë infrastruktore, ndërsa projekte të tjera presin që dyert tona të hapen, e bashkë me të, të nis puna për zbatimin e tyre.

Pamjet e mëposhtme janë imazh 3D, të cilat parashihen nëpërmjet punës së arkitektëve, ndryshimet që do të pasojnë punimet e lëna gjysmë në pjesën e fundit të bulevardit (ana veriore e kalasë), si dhe rrugët e brendshme të saj…