VENDIMI: Miratohet kalimi i të drejtës së pronësisë për parcelat ndërtimore të objekteve të legalizuara në qarkun Vlorë

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 396 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre.

Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë për qarkun Vlorë është:

Për Qarkun Vlorë, (Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 18 (tetëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 6 814 (gjashtë mijë e tetëqind e katërmbëdhjetë) m²;