OMONIA revoltohet me Ramën pse iu drejtua Mitsotaqisit “Qirje” dhe kërcënon kryeministrin: Do marrësh përgjigjen që meriton

OMONIA është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit një ditë më parë, në fshatrat minoritarë në Gjirokastër.

Ata janë mërzitur pse Edi Rama bëri një video për kryeministrin grek Mitsotaqis, të cilit i drejtohej “Qirje Mitsotaqis”.

Në fund, OMONIA thotë se Rama do marrë përgjigjien e merituar nga ata.

“Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke patur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të minoritetit etnik grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!!

Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi i përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik.

Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë helenike.

Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama.

Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për minoritetin etnik grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës.

Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë helenizmin.

Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish!

Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua.

Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë!

Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm.

Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton”, thuhet në reagim.