Mbledhja e Asamblesë e PS Himarë, zgjidhet kryetari i ri

Partia Socialiste e Himarës, ka zgjedhur kryetarin e ri të saj.

Pervin Gjikuria do të drejtojë PS-në e Himarës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Aleko Taton.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Himarë, ishte i pranishëm drejtuesi kryesorë i qarkut, Damian Gjiknuri.

“Me Asamblenë e Partisë Socialiste në Himarë ku zgjodhëm kryetarin e ri dhe diskutuam mbi kandidaturat për Asamblenë Kombëtare.

Falenderim e mirënjohje Alekos për punën e bërë deri më tani dhe suksese në detyrën e re Pervinit”, shkruan Damian Gjiknuri./ Sarandanews/