VIDEO/ Nisin punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës të ujëmbledhësit të Janjarit, një investim prej 10 milionë euro
Fillojnë punimet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Ujëmbledhësit të Janjarit, një investim prej 10 milionë euro, i cili do të sigurojë vaditjen e tokave bujqësore në të gjithë territorin e Bashkisë Konispol.
Për të inspektuar nga afër punimet kanë qenë të pranishëm deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri, Damian Gjiknuri, si dhe Ministri i Bujqsisë Bledi Çuçi.
Kohëzgjatja e punimeve për rehabilitimin e sistemit: Kanali i Janjarit dhe digat Janari & Mursi dhe skemat e ujitjes Xarra-Bufi & Konispol do të duhet që të përfundojnë për 8 muaj.
Ky investim do të kryeht nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila po ndërton dhe rrugën e Arbrit.