Transferta kundër Këlcyrës, Butrinti synon serinë e rezultateve pozitive

Butrinti është duke kaluar një formë mjaft të mirë pas rikthimit në fushën e blertë, ku në dy ndeshjet e fundit ka arritur që të grumbullojë pikët e plota ndaj Tomorrit në transfertë dhe Skraparit në fushën e vet.

Sfida e rradhës për ekipin bregdetar do të jetë në transfertë kundër Këlcyrës, takim i cili do të luhet nesër në orën 17:00.

Edhe në këtë duel skuadra e Butrintit do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv, duke shpresuar tek një vend në play off.

Butrinti renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Këlcyra pozicionohet në vendin e shtatë me 21 pikë. /Sarandanews.com/