Alket Hyseni: Komisariati i Delvinës ka nevojë për logjistikë, mos dërgoni Task Forca

Gjatë takimit të sotëm në Sarandë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, deputeti Alket Hyseni ka ngritur shqetësimin në lidhje me logjistikën e Komisariatit të Delvinës, komisariat i cili ka në përgjegjësinë e ruajtjes së rendit në një territor me shtrirje të gjerë.

Gjithashtu deputeti Alket Hyseni është shprehur gjatë takimit se duhet të forcohen strukturat lokale edhe përsa i përket IKMT dhe të shmangimit TASK FORCA-t e ardhura nga qendra, pasi shpeshherë këto shikohen nga komuniteti si çeta të cilat e zbartojnë ligjin me diferencim, gjithashtu edhe e shkelin ligjin me diferencim.

Sarandë – Në takim me Kryetarët e Bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol, deputetët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

Posted by Sander Lleshaj on Saturday, June 20, 2020