Jep dorëheqjen drejtori i OSHEE për rajonin jugor
Dashamir Qeli, drejtori i OSHEE për rajonin jugor ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Mësohet se ky vendim ka qenë i motivuar nga angazhime të reja profesionale.
Qeli u emërua në këtë institucion disa muaj më parë pas largimit të Robert Lilit në krye të AKU-së.