Rikthehet “vala e dytë”? Rriten rastet e reja, Manastirliu jep alarmin

Pas hapjes graduale ka filluar rritja e rasteve me koronavirus duke kthyer atë që quhet “vala e dytë” e infeksionit.

Një ditë më parë u konfirmuan 18 raste të reja, ndërsa sot Silva Bino foli për 18 raste të reja duke e çuar në 916 numrin total të të prekurve.

Raste e reja janë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Berat.

E pranishme në konferëncën për shtyp, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu paralajmëroi për mbyllje nëse do të vijohet me rritje të rasteve të reja me koronavirus.

“Fakti që nuk keni një të afërm të prekur me koronavirus, nuk do të thotë që ai nuk është prezent”, tha Manastirliu duke theksuar se kjo është dita e dytë me numrin më të madh të të prekurve gjatë javëve te fundit.

“Wshtë maksimumi i lejuar në skenarin për rihapjen. Wshtë në dorë të qytetarëve nëse do të vijojmë me planin e hapjes apo do të ngremë frenat e emergjencës”, tha Manastirliu.