‘Tepelenë -Himarë për 1 orë’, Rama inspekton punimet në aksin malor Gusmar-Kuç

Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në qarkun e Vlorës dhe gjatë ditës së shtunë, duke u ndalur në 2 kantiere ndërtimi që janë dy segmente rrugore që do të lidhin për herë të parë në histori Tepelenën me bregdetin e Himarës.

Ky aks rrugor do të ndihmojë në zhvillimin e zonës si për potencialin e saj turistik ashtu edhe për tregtarët e zonës për të shitur produktet e tyre që prodhojnë.

Kjo rrugë është një premtim i bërë për shumë dekada, por që vetëm sot u bë realiteti.

Aktualisht nga punimet është bërë pjesa me e rëndësishme e punimeve dhe janë ende dy ura, ndërsa në prill të 2021 kjo rrugë do të jetë ekzistuese që rastis me fillimin e sezonit të ri turistik vitin tjetër që do japë dhe një zhvillim të ri ekonomik.

Tashmë nga Tepelena në Himarë do të kryhet për një orë.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Financave, Anila Denaj , kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe deputeti Damian Gjiknuri dhe Alket Hyseni. Rama tha se është bërë një punë e jashtëzakonshme dhe se tashmë është një premtim i bërë realitet.

Rama: Është bërë një punë e jashtëzakonshme,  duhet të sistemojmë të gjitha inertet dhe anët e rrugëve të rehabilitohen.  Kjo është një zonë që shqiptarët nuk e njohin fare dhe turistët jo e jo pasi nuk ka qene e mundur.  Ka vite që jepen premtime për këtë rrugë, që në kohën e festave të Brigadës. Unë për brigadën nuk erdha, por erdha për rrugën. Do jetë një nga zonat më të mira për agro-turizmin. Këtu vihet në të gjitha stinët, ka turizëm dimëror dhe veror, nuk është njësoj si bregdeti.  Bletët i kanë të mira shumë këtu, por dhe grerëzat i kanë në nivelin më të lartë.

Denaj: Kjo rrugë do i sjell fshatit jo vetëm zhvillimin e turizmit, por dhe atë të shitjes dhe prodhimit të produkteve bio. Para viteve 1990 ky fshat ka pasur konvikt dhe shkollë të mesme ka pasur një jetë të konsiderueshme, sot kanë mbetur vetëm gjyshërit. Të shpresojmë që këto investimet ata që kanë ikur në emigracion të vijnë dhe të investojnë këtu.

Në 2 kantieret e reja mes Maleve të Labërisë, njëri segmenti i tretë i rrugës së lumit të Vlorës dhe tjetri aksi i ri malor Gusmar-Kuç, që do të lidhë Tepelenën me bregun e Himarës, bëjnë realitet një ëndërr të moçme. Investimi do të nis një ekonomie të re rurale, ku natyra, historia, prodhimet bio dhe mikpritja tradicionale, kthehen në motorët e zhvillimit të agro-turizmit me një ofertë sensacionale.

???? 2 KANTIERET E REJA MES MALEVE TË LABËRISË, NJËRI SEGMENTI I TRETË I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS DHE TJETRI AKSI I RI MALOR GUSMAR-KUÇ, QË DO TË LIDHË TEPELENËN ME BREGUN E HIMARËS, BËJNË REALITET NJË ËNDËRR TË MOÇME, NJË TJETËR PREMTIM TË DHËNË NGA QEVERITË E SHUMË DEKADAVE, E MBI TË GJITHA MUNDËSINË E ZBULIMIT BRENDA NJË ORE NGA VETË SHQIPTARËT PËRVEÇSE NGA VIZITORËT E HUAJ, TË NJËRËS PREJ PJESËVE MË SPEKTAKOLARE TË NATYRËS SHQIPTARE????☀️???? FALË KËTIJ INVESTIMI TË MADH NIS PËR TËRË KËTË ZONË PËRRALLORE EDHE KOHA E NJË EKONOMIE TË RE RURALE, KU NATYRA, HISTORIA, PRODHIMET BIO DHE MIKPRITJA TRADICIONALE, KTHEHEN NË MOTORËT E ZHVILLIMIT TË AGROTURIZMIT ME NJË OFERTË SENSACIONALE????#ShqipëriaqëDuam????????????

Posted by Edi Rama on Saturday, May 2, 2020