Aksident i trefishtë në fshatin Gjashtë në Sarandë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Nga përplasja e tre automjeteve fatmirësisht nuk ka të lenduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve paraprake, një automjet me shpejtësi ka goditur një tjetër që ishte i parkuar duke zënë njërën nga korsitë e rrugës.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.