Përplasi dy efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë, procedohet shtetasi italian i alkoolizuar

Shtetasi italian që aksidentoi dy efektivët e forcave “Shqiponjave” që ishin duke lëvizur me motor në orët e para të mëngjesit të sotëm është proceduar penalisht.

Pas kontrolleve, ai është gjetur i dehur në një masë jo të lartë alkooli.

Dy efektivët e lënduar janë Ronaldo Cahani dhe Adrian Meta, ky i fundit do të futet në sallën e operacionit pasi ka marrë dëmtime në dorë, ndër Cahani ka dalë nga spitali, pasi ka pasur dëmtime të lehta.