Kryebashkiaku i Sarandës, Gurma: Deri tani pako ushqimore për 1089 familje në nevojë dhe të moshuarit
Në kuadër të operacionit humanitar bashkia e Sarandës ka shpërndarë ndihma në 1089 familje në nevojë dhe të moshuarve që jetojnë vetëm.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, tha për ATSH-në se,”deri tani janë shpërndarë pako me ndihma në 1089 familje, ndërkohë që po vazhdon shpërndarja e ndihmave te kategoritë në nevojë dhe pensionistët e vetmuar”.
Sipas tij, shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke aksesuar çdo qytetar nga kjo shtresë dhe për këdo që do të ketë nevojë.
Për sa i përket dezinfektimit, kryebashkiaku Gurma tha se “ditët e fundit po kryejmë sërish dezinfektimin e rrugëve, vendqëndrimet e kontenierëve të mbetjeve urbane dhe çdo hapësire publike”.
Në të gjithë vendin po vijon shpërndarja e ndihmave për pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra kudo në Shqipëri.