Adrian Gurma takohet me kryebashkiakun e New York-ut dhe Athinës

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, është takuar ditën e djeshme në Athinë me kryebashkiakun e New York, Eric Adams dhe atë Athinës Kostas Bakoyannis

Foton e ka publikuar vetë Gurma, i cili ka qenë i ftuar në samitin kundër Antisemitizmit.

“Në Athinë, me kryebashkiakë nga e gjithë bota, në Samitin Kundër Antisemitizmit.

Kënaqësi e veçantë, që me homologët kryebashkiakë, ndezëm dritat e pemës së Vitit të Ri, në sheshin qëndror të qytetit, të ftuar nga Kryebashkiaku i Athinës Κώστας Μπακογιάννης – Kostas Bakoyannis”, shkruan kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma.