Nga Tirana në Tepelenë, drogë e armë në makinë, arrestohen dy persona. Emrat

Arrestohen dy persona në Tepelene.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se specialistët e Seksionit te Antidrogës në Policine Vendore te Gjirokastres kanë arrestuar dy persona nga kryeqyteti para pak minutave pas nje kontrolli rutinor qe kane ushtruar në afërsi të qytetit të Tepelenës.

Personat e arrestuar janë Bledi Haka 32 vjeç dhe Rigert Çekani 30 vjeç të dy nga Tirana u jane gjetur në automjet 10 gramë kokaine si dhe një pistoletë TT dhe një thike.

Menjeherë dy të rinjtë janë çuar në dhomat e izolimit në Policinë e Gjirokastrës.