Rinisën aktivitetet, ankohen bizneset në Sarandë
Nga dje Saranda iu rikthye gjallëria e munguar prej javësh, për shkak të izolimit nga COVID-19.
Qytetarët por edhe bizneset e lejuara për të ushtruar aktivitetin kanë më shumë liridalje për shkak të qenit zonë e gjelbërt.
Bizneset e hapura dje janë shtuar në numër, kryesisht dyqanet e aksesorëve dhe të rrobave shprehen se malli i pranverës nuk shitet më, sepse sezoni i pranverës kaloj.
Kurse për furnizim e kanë të pamundur për shkak të mbylljes së kufijeve.
Një pjesë e dyqaneve kanë nxjerr tabelat e likujdimit total.
Nga dje filluar punë edhe taksistët, të cilët kanë deklaruar nuk kanë kërkesa sherbimi.
Ndërkohë, shërbimet policore vijojnë të monitorojnë vijën e plazhit, pas urdhrit nga drejtori i përgjithshëm Ardi Veliut, i cili ka deklaruar se askush nuk duhet të lahet në det.
Saranda fatmirsisht nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19./Sarandanews.com/