Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, dhjetë raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173.

Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar dhjetë raste të reja dhe pritet që numri së shpejti të kapë 2900.

Tashmë Greqia ka vetëm 18 të intubuar në spitale me COVID-19, ndërsa pret nisjen e sezonit turistik veror.