Greqia bën gati hapjen e lokaleve dhe shkollave, në 1 korrik hapet sezoni turistik

Ne Greqi kryeministri Mitsotakis do të paraqesë kete te marte planin e qeverise për një kalim në jeten normale.

Fillimish  në 4 maj,  do të hapen parukierë, dyqane të vogla dhe sallonet e bukurise.

Nje jave me pas, te henen e 11 majit fillon shkolla per maturantet, nderkaq te henen e 25 majit, fillon mesimi per shkollat e mesme.

Plani per muajin qershor do te nise gradualisht jave pas jave.

Ne fillim te ketij muaji do te hapen kopshtet dhe shkollat fillore si dhe do te rinise funksionimi i hoteleve, me pas baret dhe qendrat e argetimit dhe ne fund te qershorit do te rikthehet levizja per ne ishuj ku pritet dhe fillimi I sezonin turistik ne 1 korrik.

Megjithate hapje e shkollave eshte kritikuar nga opozita si nje lehtesim me risk te larte.