Talenti Mario Mërkuri largohet nga Butrinti, transferohet tek Delvina

Talenti sarandiot, Mario Mërkuri largohet nga Butrinti dhe transferohet tek Delvina.

Përmes një postimi faqja KS Butrinti shkruan:

“Talenti sarandiot, Mario Mërkuri largohet nga Butrinti dhe transferohet tek Delvina.

Mungesa e hapësirave në formacionin titullar apo edhe në stol ndikoi në vendimin e vështirë të marrë prej tij.

Mërkuri zhvilloi vetëm 2 ndeshje me Butrintin, në njërën prej së cilës dha edhe asist.

I urojmë suksese djaloshit dhe shpresojmë që shumë shpejtë ta kemi përsëri mes nesh”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/