Çuçi në Konispol: Bido e Llajo kombinim i shkëlqyer, vota për PS-në lidhet direkt me fatin e Shqipërisë në BE
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, vijoi takimet elektorale në Konispol. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Vasil Llajo, Çuçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Konispolit me votë në 11 maj.
Ai përmendi fillimisht investimet që janë kryer në këtë bashki nga qeverisja lokale e qëndrore, subvencionet për fermerët, si dhe disa nga projektet e tjera që janë në proces për t’u realizuar. Mes arsyeve pse duhet votuar Partia Socialsite, Çuçi theksoi edhe gjendjen ku është opozita.
“Sali Berisha nuk mund të jetë më alternativë për Shqipërinë dhe Konispolin. Dy herë që ishte në krye të vendit na çoi në shkatërrim”, deklaroi Çuçi. Më tej ai vlerësoi kandidatët Bido e Llajo.
“Vaslil Llajo është greku më i mirë ndër shqiptarë dhe shqiptari më i mirë ndër grekë. Ardit Bido ka ditur të mbrojë me profesionalizëm dhe integritet çështje që lidhen me kombin, me përkatësinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Nuk mendoj se do të gjenim dot një kombinim kaq të mirë për Konispolin, Delvinën, Finiqin dhe Sarandën”, tha Çuçi.
Vota e 11 majit theksoi ai lidhet direkt me integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Mandati që ne do të marrim është mandati që do të çojë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Më në fund ne jemi shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre. Edhe në këtë moment historik Konispoli do dijë të jetë në anën e duhur të historisë duke zgjedhur Partinë Socialiste”, tha Çuçi.