Kryente evazion fiskal, policia Sarandë kap 46- vjeçarin

Policia e Sarandes ka proceduar një kundravajtës fiskal.

“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Sarandë, sepse u konstatua se ushtronte aktivitetin në subjektin e tij bar-kafe, pa dokumentacionin përkatës, i paregjistruar në organet tatimore dhe pa certifikatë fiskalizimi”, thuhet ne njoftim.