EMRAT/ Ja personat e plagosur dhe të përfshirë në sherr në Sarandë

SARANDË– Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Një 53-vjeçar dhe një 26-vjeçar janë konfliktuar fizikisht, si edhe kanë qëlluar me sende të forta 53-vjeçarin Sazan Duka.

53-vjeçari Fiqiri Kullai dhe Sazan Duka janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri, por debati mes tyre ka nisur në një lokal.

Sazan Duka ka shkuar i dehur në lokalin e 26-vjeçarit Pëllumb Ahmeti dhe më pas, për arsye që ende nuk dihen, ata janë konfliktuar.

26-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.