Fasha e re e orarit, Saranda më e qetë me rregullat e reja!
Zgjatja e fashës së orarit të lëvizjes ka sjellë një stabilzim edhe më të mirë të qyetarëve në rrugët e Sarandës.
Me vendimin e ri, dyqanet ushqimore dhe farmacitë qëndrojnë hapur deri në 17.30, duke i dhënë më shumë hapësirë kohore për të kryer blerjet.
Në tregun ushqimor të fruta perimeve, ku bashkia e Sarandës ka marrë masa të forta për sigurinë e qytetarëve, është vënë re një situatë mjaft e qetë, pasi qytetarë respektojnë rradhën duke shmangur grumbullimet.
E njëjta situatë paraqitet dhe tek dyqanet ushqimore, bankat apo dhe farmacitë, që tashmë janë më të lehtësuar. /Sarandanews.com/