“Bashkohemi në lutjet e tyre”, Rama shpreh ngushëllimet për aksidentin në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave nga përplasja e dy trenave në Greqi këtë të mërkurë.

“Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një moment kaq të vështirë për kombin e tyre dhe iu bashkohemi lutjeve,” – shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Twitter.

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Greqi në orët e para të së mërkurës.

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe 85 të tjerë janë plagosur  pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash. Aksidenti ndodhi në qytezën Tempe 380 kilometra në veri të Athinës.