Sherr mes disa personave në Ksamil, katër të arrestuar
Një sherr ka ndodhur në Ksamil një ditë më parë. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Policie e Vlorës. Sipas policisë në pranga kanë rënë një 28-vjeçar, një shtetas 21 vjeç dhe një 40 vjeç dhe tjetri 18 vjeç.
Ndërkohë theksohet se për motive të dobëta, kanë përplasur me njëri-tjetrin, 2 automjetet me të cilat qarkullonin dhe më pas janë konfliktuar fizikisht.
Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, tip “Audi” dhe “Nissan”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy shufra hekuri dhe dy kaçavida.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.